Futboll

KF Vllaznia: Gjyqtarët përcaktues të rezultatit

KF Vllaznia: Gjyqtarët përcaktues të rezultatit

 

Komunikatë per opinionin futbolldashës dhe FF Kosovës

Ne si klub që bëjmë gara ne Ligën e parë të Kosovës jemi tejet të zhgënjyer me ndarjen e drejtësisë nga referi kryesor Valon Abazi dhe ndihmësi i tij Liridon Selmani të cilët ishin vendimtar në rezultatin e ndeshjes në mes te Vllaznimi-Vllaznia Pozheran,ku i akorduan dy penalti te paqena ku vlen të cekët se penalltia e dyte ishte në minutat 90+ dhe dy kartonë te Kuq..

Kërkojmë nga organet te cilat udhëheqin me Futbollin Kosovar qe te marrin masa ndaj këtyre të cilët ndajnë drejtësinë në futbollin Kosovar.

Është momenti i fundit qe Kryetari i FFK si dhe Kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve qe të kërkojnë përgjegjësi nga këta referë,sepse ne si klub nëse vetëm edhe një herë të vetme na ndodh një referimi tillë atëherë obligohemi të tërhiqemi nga garat deri sa të pastrohet sporti Kosovar nga ky soj i referëve.

Me rrespekt:
Kryesia e klubit dhe Kryetari

You Might Also Like