Futboll

Klubet angleze të interesuara për Bleron Mulliqi

 

 
Talenti i madh i futbollit me prejardhje nga Raushiqi i Pejës, Bleron Mulliqi, i cili sa ka mbushur 16 pranvera, me hapa të sigurt po hec drejt klubeve të mëdha europiane.
Mulliqi i cili karrierën po e zhvillon në skuadrën Franceze, FC Thonon Evian, gjithashtu është edhe futbollist i Përfaqësuesës së Kosovës U19.
Mulliqi këto ditë ishte në shtetin e Anglisë ku u sprovua nga tri skuadra të mëdha Angleze.
Mesfushori shtatëgjatë Mulliqi, për 5 ditë ishte në sprova tek Manchester United, Norwich dhe Reading.
” Ka qenë një kamp me shumë futbollist nga shumë vende Europiane, ka pasur shumë menaxhera të cilët na kanë përcjellur në cdo detajë të elementeve të futbolllit dhe për këtë jam shumë i lumtur që kam pasur rastin të jem pjesë e testeve në këto klube gjigante të futbollit Europian”, shprehet Mulliqi.
Mesfushori 16 vjeqar tregon se cilat ishin përshtypjet nga këto paraqitje të tij.
“Në gjigantin e futbollit botëror, Manchester United i kam kaluar të gjitha testet të cilat i kanë kërkuar nga ana ime, ka qenë një numër i madh i futbollistve por edhe menaxherave të futbollit, poashtu edhe tek skuadra e Norwich jemi testuar dhe tek klubi i Readingut, cdo klub i ka marrë karakteristikat tona dhe i kanë parënga afër cilësitë tona, unë nga vetja ime kam mbetur shumë i kënaqur poashtu edhe trajnerët të cilët na kanë testuar, gjithëcka ka qenë profesioniste dhe shpresoj se një ditë shumë të afërt do të jem pjesë e skuadrave Angleze”, thekson futbollisti Bleron Mulliqi.
Përveq, Manchester United, Norwich dhe Reading, Mulliqin e kanë përcjellur edhe shumë klube tjera, siq janë 8 klube të Premier Ligës angleze, 8 të Championship ndërsa edhe shum ekipe tjera te League 1 dhe League 2 Angleze.
Futbollisti i talentuar, Bleron Mulliqi, do të ketë ftesë edhe për muajin Shkurt, Prill dhe Gusht për të parë ecurinë e përparimit të tij.

You Might Also Like