Federata e Gjimnastikës e Kosovës për dy ditë me radhë ka mbajtur garat në Ligën C në të gjitha kategoritë e ku Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema” është paraqitur me tri gjimnaste, duke fituar katër medalje.
Siç ka theksuar Hazir Alidema, kryetrajner në kategorinë e parapioniereve, garuesja Suejla Hyseni, në disiplinën parter zuri vendin e tretë, sikurse edhe në disiplinën kapërcime, derisa në disiplinën tra ekuilibror ajo u radhit e dyta.
Në kategorinë e pioniereve garuesja Tringa Azemi u radhit në pozitën e tretë, derisa në kategorinë e yllkave garuesja Melisa Demiri në tri disiplina u radhit në mesin e dhjetë garueseve më të mira.
Në gara kanë marrë pjesë edhe gjimnastet:
Kategoria parayllka, Puhiza Sadiku dhe Ana Gashi, në kategorinë Yllka, Arisa Maliqi, Lira Ramadani, Luena Qarolli, Kanida Hyseni, Majda Syla dhe Ajra Rashiti dhe të gjitha u nderuan me mirënjohje nga Federata Gjimnastike e Kosovës.