KK AS nga Gjilani ka shënuar në mënyrë solemne themelimin e tij, duke arritur rezultate kulminante gjatë një dekade si në arenën vendore po ashtu dhe në atë ndërkombëtare.
Kryetari i KK As, Ahmet Daku, ka theksuar Klubi i KK AS është një klub
i sukseseve, ndërsa merita më e madhe i kushtohet për këtë sukses kryetrajnerit Alban Beqiri, i cili me punën e tij ka dëshmuar se është një njeri me vlera të mëdha të sukseseve.
Sekretari i Klubit të Karates AS, Ismet Tafilaj ka theksuar se qyteti i Gjilanit është një qytet i kulturës e sportit plot para 10 vitesh pikërisht me 6 mars të vitit 2011 qytetit të Gjilanit iu shtua edhe një klub i karatesë duke pasur rezultate kulminante, ndërsa inciator i themelimit të këtij klubi ishte kryetrajneri i tanishëmAlban Beqiri.
Në këtë jubile 10-të vjeçar ishte edhe kryetrari i Federatës së Karatesë së Kosovës Ismet Krasniqi, i cili theksoi se KK AS është hijeshi e Federatës së Karatesë së Kosovës
“KKAS është hijeshi i FKK-së, në mesin e këtij klubi kemi kampion të ndryshëm është një klub me plot talente dhe KK AS është njëra ndër klubet më të organizuara në vend unë nga zemra e uroj këtë klub për të gjitha të arriturat e tyre.”
Në emrin e prindërve është prononcuar Fadil Musliu, i cili ka bërë të ditur se është krenar që është krenar që janë pjesë e këtij klubi, ndërsa në emrin e të gjithë prindërve ne vetëm kemi
falënderime dhe lëvdata për punën që bëhet në këtë klub shembullor.
Në fund të manifestimit të këtij jubileu organizatorët me mirënjohje dhe fanella sportive kanë nderuar shumë karateistë dhe persona që kanë dhe janë duke ndihmuar këtë klub.
Është për çdo lavdat që prezent ishin edhe trajnerët e klubeve tjera të karatesë nga Gjilani duke nderuar këtë jubile 10 vjeçar.
Organizatori në fund ka shpërblyer edhe gazetarët për kontributin e dhënë me nga një mirënjohje.