Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, përmes një statusi në Facebook, ka njoftuar për rifillimin e punimeve në rrugën e fshatit Kokaj, e cila konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore për zonën.
Ai ka theksuar se kjo rrugë do të shërbejë si një lidhje strategjike me Preshevën dhe fshatrat shqiptare përtej kufirit, duke sjellë përfitime të mëdha për banorët lokalë dhe zhvillimin rajonal.
Statusi i plotë:
Në Kokaj po ndërtojmë një nga rrugët më të rëndësishme për zonën!
Pas një pauze për shkak të motit, punimet kanë rifilluar dhe po ecin me ritëm shumë të mirë.
Rruga e re ka 3,260 metra gjatësi, 5.5 metra asfalt, dhe hapësira shtesë përtej tij.
Vlera e projektit: 569,000 €
Kjo rrugë do të jetë jo vetëm ndër më të bukurat që kemi ndërtuar, por edhe një lidhje e rëndësishme me Preshevën dhe fshatrat shqiptare përtej kufirit.