Futboll

Komisioni: U punua me makineri të rëndë gjatë ndeshjes Drita – Trepça ’89

Komisioni i Garave të FFK-së ka marrë vendim për ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë, Drita – Trepça ’89, që është zhvilluar në këtë mesajavë, shkruan GazetaSheshi.

Të dyja skuadrat kanë marrë inicim disiplinor, Drita për punimet rreth stadiumit sa ishte duke zhvilluar takimi ndaj Trepçës ’89. Ndërsa, ’89-shi për mungesë të mjekut.

Kurse ekipi nga Mitrovica ishte në pritje së takimi ndaj Dritës do të merrej vendimi nga tavolina, por që nuk ka pasur asgjë.

Shkrimi i publikuar nga FFK më poshtë:

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 15.10.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjes së mbetur të javës së dytë të Superligës për Kampionatin 2020/2021, Drita – Trepça’89, e administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohet ndeshja e mbetur e javës së 2-të të Superligës në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatin e arritur në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatit dhe kontrollorit si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjes, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjes, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për

Inicim disiplinor

-ndaj FC Drita, lëshim në organizimin e ndeshjes – gjatë zhvillimit të ndeshjes është lejuar të punohet brenda rrethojës së stadiumit me makineri të rëndë, në ndeshjen e mbetur të javës së 2-të Drita-Trepça’89.

-ndaj FC Trepça’89, edhe pas tërheqjes së vërejtjes së fundit që në protokollin zyrtar (ndeshje zyrtare) duhet obligativisht të jetë prezent mjeku, në ndeshjen e mbetur të javës së 2-të Drita-Trepça’89, e zhvilluar më 14 tetor 2020, FC Trepça’89 nuk ka pasur mjek në protokollin zyrtar.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

/GazetaSheshi/

You Might Also Like