Gjilan, 18 shtator 2020 – Komiteti Komunal i Gjilanit kundër parandalimit dhe përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, ka mbajtur të premten takimin ditor për vlerësimin e gjendjes.
Në takim u tha se gjendja është nën kontroll të plotë, derisa u theksua se fal lojalitetit qytetar, ka rënë dukshëm numri i rasteve, duke shpresuar se trendi i rënies do të vazhdojë edhe më shumë, për ta ulur lakoren në pikën zero.
Gjatë takimit, është apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë të t’i respektojnë masat si mënyra e vetme e parandalimit të përhapjes së virusit.
Gjendja e përgjithshme e përballjes së Gjilanit me COVID-19 brenda gjashtë muajve është si vijon: 961 raste pozitive në total, 838 të shëruar, 81 raste aktive, 19 të hospitalizuar, 43 të vdekur dhe 30 mostra në pritje.