Sot në Viti, organizuar nga Kuvendit Komunal i Vitisë, konkretisht Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) është mbajtur një debat publik me qytetarët. Në këtë debat në veçanti është folur mbi Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2020 si dhe mbi vlerësimet e hershëm për vitet 2021-2022.
Në këtë debat kanë marrë pjesë Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal dhe anëtarët e KPF-së, Jakup Demiri dhe Liridona Bislimi nga LVV-ja. Përndryshe lidhur me këtë Kornizë ka folur Ibrahim Rama, Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi Financa dhe Zhvillim si dhe Hasan Aliu, zv. Kryetar i Komunës së Vitisë.
Ibrahim Rama, Drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke prezantuar Kornizën Afatmesme Buxhetore ndër tjerash bëri me dije se sipas qarkores së parë buxhetore, buxheti i komunës së Vitisë për vitin 2020 parashihet të jetë 12.305.00 euro duke shtuar se 2.226.00 euro janë të destinuar në kategorinë e investimeve kapitale.
“ Kemi rritje të buxhetit për vitin 2020 megjithatë edhe ky buxhet nuk do ti përmbushtë të gjitha nevojat të cilat kanë qytetarët e të gjitha lokaliteteve për investime. Por komuna jonë mbetet e përkushtuar që listën e investimeve kapitale të hartoj në bashkëpunim me qytetarët e saj. Këtë gjë do të bëjmë si në të shkuarën duke marrë mendimet e qytetarëve tanë përmes diskutimeve publike që do të mbahen së shpejti”, u shpreh drejtori Rama.
Kurse zv. Kryetari i Komunës, Hasan Aliu tha se komuna e Vitisë, gjatë viteve të shkuara ka hartuar listën për investime kapitale me qytetarët duke mbajtur diskutime publike nëpër lokalitetet e ndryshme të kësaj komune. Përndryshe sipas Kornizës Afatmesme Buxhetore 2019 buxheti i komunës së Vitisë ka shënuar 5% rritje edhe në kategorinë e investime kapitale. Megjithatë serish pjesa më e madhe e këtij buxheti vjen nga granti qeveritar.
Naim Pira, Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, ftoj të gjithë qytetarët që të jenë pjesë aktive e procesit të planifikimit të buxhetit komunal me pjesmarrje të marrinë pjesë në diskutimet publike për këtë çështje që do të mbahen në lokalitetet e kësaj komune. Kurse në fund të këtij takimi qytetarët parashtruan pyetjet e tyre por dhanë edhe sugjerimet për investime.Aziz Zuka