Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal, Bekim Azizi është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF). Në fillim të kësaj mbledhje kryesuesi Azizi, i njoftoj anëtarët lidhur me vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të cilat kanë kaluar përmes këtij komiteti dhe më pas në Kuvendin Komunal të Vitisë. Po ashtu para hyrjes në rendin e ditës anëtarët e KPF-së ngritën çështje të ndryshme dhe parashtruan pyetje ku në emër të ekzekutivit atyre ju është përgjigjur kryesisht zv. kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash këto pika: Procesverbali nga mbledhja e pestë Komitetit për Politikë dhe Financa. Propozim vendimi për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) të Komunës së Vitisë 2026-2028. Propozim vendimi për themelimin e grupit punues për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit të Komunës së Vitisë për vitin 2026. Propozim vendimi për shfuqizimin e vendimit për miratimin e planit nderkomunal për Menaxhimin e integruar të mbeturinave për komunat e Gjilanit, Kamenicës, Vitisë, Novobërdës, Parteshit, Kllokotit, Ranillug. Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Han i Elezit, Shtërpcë, vendimi ky me nr. 01-110/05-402 i datës 30.04.2025.Aziz Zuka