Gjilan

Komuna e Gjilanit shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

 
Me rastin e Ditës Botërore të të Drejtave të Fëmijëve, Njësia për të Drejtat e Njeriut e Komunë së Gjilanit, ka shënuar aktivitet në këtë ditë e cila rikujton rëndësinë e mbrojtjes, mirëqenies dhe zërit të çdo fëmije.
Në këtë kuadër, Asambleja e Fëmijëve e Komunës së Gjilanit, ka organizuar një aktivitet të veçantë, ku fëmijët kanë ndarë mendimet, idetë dhe kërkesat e tyre për një mjedis më të sigurt, më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.
Përmes prezantimeve të tyre, ata sollën në vëmendje çështje me rëndësi për jetën dhe zhvillimin e tyre, duke treguar se pjesëmarrja e fëmijëve është thelbësore në proceset vendimmarrëse lokale.
Komuna e Gjilanit, vazhdon të mbështesë aktivisht Asamblenë e Fëmijëve dhe synon të forcojë më tej mekanizmat e pjesëmarrjes së tyre, në përputhje me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve.
Investimi në fëmijë është investim në të ardhmen, dhe zëri i tyre është udhërrëfyes për politika më të mira e më gjithëpërfshirëse.
Urime 20 Nëntori – Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve.

You Might Also Like