Gjilan

Komuna e Gjilanit, shpërndanë farë misri dhe pleh artificial për 743 fermerë

Ka filluar shpërndarja e farës së misrit dhe plehut artificial nga Komuna e Gjilanit për fermerët.

Është ndër komunat e vetme në Kosovë që bënë këtë shpërndarje.

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun dhe drejtorin për Bujqësi Bajram Isufin, kanë shpërndarë farën e misrit dhe plehut artificial për fermerët e komunës.

I pari i Gjilanit tha se bujqësia, vazhdon të jetë prioritet mbi prioritete.

“Shpërndamë farë misri dhe pleh artificial për 743 fermerë. Një projekt i veçantë që mbulon mbi 400 hektarë tokë bujqësore. Jemi krenarë që jemi ndër komunat e vetme në Kosovë që bëjmë shpërndarjen e farës dhe plehut artificial në pranverë, pikërisht kur fermerët kanë më së shumti nevojë”, tha Alban Hyseni.

Më tej kryetari i Komunës së Gjilanit, theksoi se me këtë projekt mbështetën 743 nga 760 aplikues, mbështetën fermerë që nuk kanë përfituar asnjëherë më parë nga komuna.

“Kjo është përkrahje reale, në kohën e duhur, për ata që e punojnë dhe e mbajnë gjallë tokën tonë”, tha kryetari Alban Hyseni.

Drejtori për Bujqësi Bajram Isufi, tha se do të shpërndajnë 800 thasë me farë misri dhe 1600 thasë me pleh artificial për mbjelljen e mbi 400 hektarë tokë bujqësore.

You Might Also Like