Gjilan

Komuna e Gjilanit, USAID dhe organizatën HELP ndajnë certifikatat e trajnimit për të rinjtë

Gjilan, 3 dhjetor 2018 – Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me USAID-in dhe organizatën HELP, kanë bërë sot ndarjen e certifikatave për rreth 50 të rinjë nga trajnimi i ndjekur për shkathtësi biznesi, që si projekt është financuar nga USAID, program “Ta zhvillojmë Kosovën”, që implementohet nga organizata HELP në bashkëfinancim me Komunën e Gjilanit.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se ky projekt parasheh përgatitjen e të rinjëve për të qenë të gatshëm në të bërit biznes dhe njëkohësisht që të aplikojnë dhe jenë përfitues nga programe të ndryshme që ndahen nga organizata dhe donatorë të shumtë.

“Kjo është një përgatitje për tregun e punës gjatë të ardhmes. Është një përgatitje për të thithur fonde të ndryshme në realizim të projekteve të caktuara nga grante të jashtme dhe donatorët tanë. Është mundësi shumë e mirë që të jeni të gatshëm për ndërmarrsi gjatë të ardhmes. Bashkërisht jemi duke kaluar fazat e vështira të tranzicionit dhe tashmë jemi të fokusuar që të rinjtë t’i orientojmë drejtë sektorit privat nga ku është i sigurtë zhvillimi dhe qëndrueshmëria ekonomike”, ka thënë kryetari Haziri.

Haziri ka thënë se përgatitja e të rinjëve gjatë këtij projeti është në funksion të ngritjes dhe qëndrueshmërisë së tyre në biznes dhe njëkohësisht ngritje të nivelit prtofesional në menagjimin e biznesit.

“Ju inkurajoj të gjithëve që të aplikoni nëpër programe dhe ftesa të shumta që bëhen nga donator të ndryshëm për fonde dhe zhvillim të projekteve gjatë të ardhmes, sepse kjo është në kuadër të zhvillimit të vendit, ngritjen e nivelit ekonomik dhe përmirësimin e gjendjes ekonomike në vend”, ka thënë mes tjerash ai duke i uruar të rinjtë dhe duke shprehur falënderim për donatorët.

Kurse nga ana e tij Brian Martalus, drejtor i zyrës për zhvillim ekonomik në USAID, ka thënë se investimi dhe përgatitja e të rinjëve për biznes është një përgatitje për zhvillim të hovshëm të vendit.

“Të rinjtë në Kosovë kanë energjinë, kanë kapacitete dhe janë të vendosur në punën që marrin, prandaj besoj shumë që do të kenë shumë sukses në misionin e tyre në të bërit biznes. Kam takuar biznesmen të cilët në fillim këtu në Kosovë kanë qenë biznese shumë të vogëla, por me punën dhe përkushtimin e treguar kanë shënuar sukses dhe tashmë janë rritur e janë një mundësi e madhe e punësimit. Të këtij niveli dua t’u shoh të gjithve, që do të filloni si biznese të vogëla, por që do të zhvilloheni e do të krijoni vende pune gjatë të ardhmes”, ka thënë ai në fjalën përshëndetëse.

E nga ana e saj Shqipe Breznica, drejtoreshë e organizatës HELP, ka thënë se organizata dhe programi i trajnimit ka qenë i ndërtuar në mënyrë që sukseset e të rinjëve të jenë të garantuara në fushën e ndërmarrsisë.

“Trajnimi për të rinjtë në biznes është program që ka trajnuar një pjesë të konsiderueshme të të rinjëve dhe në fund të këtij trajnimi është afati i aplikimit me projekte. Grantet e parapara për Gjilanin janë gjithsej tetë grante dhe përfitues do të jetë projekti më i mirë. Njëkohësisht të rinjtë janë të ftuar të aplikojnë edhe në ftesa të shumta që bëhen nga organizatat në skemën e granteve për projekte sepse energjia dhe përgatitja juaj janë parakusht që do të mund të jeni përfitues gjatë të ardhmes”, ka thënë mes tjerash ajo.

You Might Also Like