Për nder të përvjetorit të 18-të të pavarësisë së Kosovës, Komuna e Gjilanit, ka vazhduar me aktivitete të ndryshme festive.
Aktivitetet vazhduan me defileun e nxënësëve të shkollës “Thimi Mitko”, në qendër të qytetit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni. tha se pjesë e festës së Pavarësisë u bënë edhe nxënësit e shkollës “Thimi Mitko”, të cilët me një defile në qendër të qytetit e madhështuan këtë festë.
“Me entuziazëm, energji dhe krenari rinore, ata i dhanë 17 Shkurtit ngjyra feste dhe mesazhin e qartë se dashuria për atdheun kultivohet që në bankat shkollore”, tha kryetari Hyseni.





