Viti

Komuna e Vitisë e përkushtuar në mbrojtjën e pyjeve nga dëmtuesit illegal por edhe në ruajtjën e ambientit

Në Viti  sot është mbajtur  një takim i përbashkët, i organizuar nga kryetari I komunës Sokol Haliti, me përfaqësues të policisë, Agjencisë Pyjore të Kosovës-Njësia në Viti, Njësisë së zjarrfikësve dhe drejtoritë komunale, me qëllim të koordinimit të aktiviteteve për parandalimin e dukurisë së dëmtimit të pyjeve në komunën e Vitisë.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, tha se do të jenë të përkushtuar që në të gjitha format të gjejnë mundësitë për ta ndaluar dëmtimin e pyjeve, sepse qeveria komunale është zotuar se edhe këtë vit do të bëjë çdo gjë, që ta ndërpresë edhe prerjen ilegale të pyjeve, por edhe ruajtjen e ambientit. Ai përmendi se zona më e dëmtuar e pyjeve është në zonën e Letnicës, por edhe atë të Debelldeut.

E  komandanti i stacionit  të Policisë në Viti, kapiteni Afrim Halili, theksoi se ka pasur një bashkëpunim të mirë ndër institucional dhe policia ka qenë gjithnjë e gatshme të përgjigjet kërkesave që dalin nga Agjencioni Pyjor i Kosovës, sa i përket dëmtuesve të pyjeve.

Ndërsa komandanti i policisë kufitare-zona e lindjes, Stojan Deniq, kërkoi që të thellohet bashkëpunimi nga ana e AGJP-së me policinë kufitare, dhe se do të bashkërendojnë veprimet për ti parandaluar dëmtimet e pyjeve.

Kryetari Haliti, ka kërkuar që të ketë edhe takime më të shpeshta në mënyrë që të koordinohen sa më shumë punët dhe të ruhen pyjet, me qenë se gjendja e tyre nuk është e mirë. Në këtë takim u bë e ditur se dëmtuesit më të mëdhenj janë banorët e zonës kufitare, respektivisht të zhvendosurit nga Maqedonia që banojnë në Letnicë, ngase në bazë të një raporti, numri i fletëparaqitjeve të atyre që janë evidentuar si dëmtues të pyjeve është rreth 780 në përgjithësi në komunën e Vitisë, ndërsa vetëm i dëmtuesve të banorëve të 10 shtëpive që jetojnë në Letnicë, numri i fletëparaqitjeve është rreth 760 dhe që konsiderohen si dëmtuesit më të mëdhenj të pyjeve në këtë zonë.

Në këtë takim, kryetari Haliti tha se do të kërkoj një takim me kryetarin e Gjykatës Themelore-Njësia në Viti, /me qenë se në takimin e sotëm mungoi/, në mënyrë që të bisedohet për procedim sa më të shpejt të lëndëve që kanë të bëjnë me prerësit ilegal të pyjeve. Gjithashtu, u morë vendim që të gjitha instancat të angazhohen maksimalisht që të mobilizohen dhe të marrin masa adekuate, për të parandaluar edhe ndotjen e ambientit, por edhe dëmtimin e pyjeve.Aziz Zuka

You Might Also Like