Viti

Komuna e Vitisë pjesë e projektit “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”

Zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka pritur sot në takim , drejtorin e OJQ-së “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”, Agron Beka.
Në këtë takim u bë e ditur se, në kuadër të marrëveshjes së mirëkuptimit që ka bë kjo OJQ me komunën e Vitisë, tani ka filluar implementimin e projektit për ofrimin e këshillave juridike falas deri më 30 shtator, lidhur me të drejtat pronësore tek banimet sociale, në të gjithë territorin e komunës së Vitisë. Ky projekt synon të adresojë nevojën urgjente për përmirësimin e qasjes në informacion mbi regjistrimin e tokës dhe pronës, si dhe ofrimin e shërbimeve të këshillimit në lidhje me të drejtat pronësore, me fokus të veçantë te gratë, të rinjtë dhe grupet e cenushme, e në fund kjo OJQ, do të bën përzgjedhjen e njëqind familjeve, të cilëve shpenzimet për bartjen e pronës do t’ua heq kjo organizatë.
Përndryshe ky projekt mbështetet nga ATRC ndërsa zbatohet nga Qendra për Trajnime dhe Burime për Avokim (ATRC).

You Might Also Like