Viti

Komuna e Vitisë vazhdon me aksione të pastrimit

* Pjesa prapa shtëpisë së kulturës do të shndërrohet në park

Sot me nismën e Kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka filluar një aksion për pastrimin e hapësirës prapa Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani “ në Viti. Këtij aksioni përveç zyrtarëve komunal u janë bashkangjitur edhe vullnetarë të shumtë të cilët kanë mirëpritur rregullimin e kësaj hapësire. E kryetari Haliti bëri me dije se kjo hapësirë do të shndërrohet shumë shpejt në një park të bukur i cili do të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët.

“ Po vazhdojmë në krijimin e hapësirave të gjelbërta për qytetarët tanë. Kemi punuar në shumë lokalitete duke i kthyer nga deponitë e mbeturinave në hapësira gjelbëruese e parqe për të gjithë qytetarët, edhe në këtë pjesë të qytetit ne do ta shndërrojmë në një park të bukur për të gjithë”, u shpreh Kryetari Haliti./Aziz Zuka

You Might Also Like