Futboll

Konfirmohet data dhe koha e ndeshjes së kthimit Drita – Copenhagen

Ndeshja e kthimit në kuadër të xhiros së dytë të Champions League ndërmjet Dritës dhe FC Copenhagen do të zhvillohet të martën, më 29 korrik në ora 20, në Stadiumin „Fadil Vokrri“ në Prishtinë. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga FC Drita, që kësaj radhe është vendase.

Drita, të martën e kaluar u mposht në Kopenhagë, nga ekipi vendas pas dy penaltive që i shkaktoi i njëjti lojtarë Raddy Ovouka dhe të cilat i realizoi i njëjti lojtar Magnus Mattson për rezultatin përfundimtar 2:0.

Dritës i duhet fitore prej tre e më tepër për të shkuar tutje, me dy gola epërsi ndeshjen e dërgon në vazhdime, kurse çdo rezultat tjetër ekipin bardh e kaltër nga Gjilani e dërgon në Europa UEFA League, që është gara e dytë më e fortë në Evropë. /kryelajmi.com/.

You Might Also Like