Avdush Canaj
Është plakur korbi
Mezi bënë dy hapa
Nga çerdhja e vet
S`ka as zë të krrokas
E pashë të shtunën
Kishte dalë për djath
Me gjuhën jashtë
E dy këmbë të majta
Askush s`i foli
As s`ia uroj ditën
Gjatë e shikoi
Ferrin e dikurshëm
Ku pinte kafetë e mëngjesit
Me ujqër e dhelpra
Për bilbilin e agmisë korbonte
Një nënë e njohu
E mallkoi
Ditëzi, s`do të pranoj as varri