OPINION

KOSOVA ISHTE ME FAT QË E KISHTE SHQIPËRINË NËNË DHE AMERIKËN ALEATE – PRANDAJ ËSHTË E ÇLIRUAR NGA SERBIA PUSHTUESE

Shkruan: Ismet Sylejmani

Nëntori i Flamurit të Skënderbeut në Krujë!
Nëntori Alfabetit të Shkronjave të Gjuhës Shqipe në Manastir të Maqedonisë së Veriut!
Nëntori i Flamurit e i Pavarsisë së Shqipërisë në Vlorë!
Nëntori i çlirimit të Tiranës se kuqe dhe i gjithë Shqipërisë heroike në Luftën e Dytë Botërore, është muaji i lavdishëm, të cilin e kanë furnizuar dhe e kanë pasuruar edhe shqiptarët jashtë Shqipërisë në pergjithësi dhe Kosova liridashëse e lavdimadhe në veçanti!

Në Kosovë në muajin Nëntor të vitit 1989 dherdhi gjakun e Tij në Breg të Diellit ne Prishtinë Udhëheqësi i Lëvizjes Popullore të Kosovës, Afrim Zhitia, bashkë me bashkëveprimtarin e Tij, Heroin e Kombit Fahri Fazliun!

Në muajin Nëntor, më datën 17, të vitit 1994 në Qytetin Arau në Zvicër, nga Kryesia e Lëvizjes Popullore të Kosovës, u themelua edhe de jure dhe u emertua Ushtria Çlirimtare e Kosovës!
Po atë ditë me 17 Nëntor 1994 u vendos që trupa komanduese e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të quhej Shtabi Qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Gjithashtu më 17 Nëntor 1994 doli Komunikata e e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me nr. 11!
Dhe po më 17 Nëntor 1994, iu vu pseudonimi i parë dhe i fundit Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës – Uskana!

Më 28 Nëntor 1997, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, doli publikisht në Llaushë të Skenderajt në Drenicë, në varrimin e mësuesit Halit Geci, i vrarë nga forcat pushtuese serbe!

Të nderuar të pranishëm!

Nëntorët e Kosovës, të gjithë pa përjashtim ishin të ndikuar thellësisht nga nëntorët e Nënë Shqipërisë!

Kosova ishte me fat që e kishte Shqipërinë Nënë përkrahëse të vazhdueshme në rrugën e saj të lirisë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës aleate- prandaj duke qenë se ishte në akord të plotë me Nënën dhe aleaten e madhe, është e çliruar nga Serbia pushtuese!

Kosova ishte dhe do të mbetet pjesë aktive në proceset e mëdha kombëtare me Nënë Shqipërinë!

Në ballë të nëntorëve në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni të Veriut, në Luginë të Preshevës, në Mal të Zi dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, valëvitet i njëjti flamur që është i rëndë sa toka dhe është i qullur me gjak lirie, këndohen të njëjtat këngë, përkulen mijëra e miliona koka para të njëjtëve heronj!

Lavdi nëntorëve të lavdishëm të kombit tonë!

Lavdi gjakut të derdhur për liri të Heronjëve dhe Dëshmorëve të Atdheut!

Rroftë populli shqiptar!

Ismet Sylejmani,
Tiranë, 22 Nëntor 2025

You Might Also Like