OPINION

Kosovë moj Kosovë, a ka kush që të ndihmon?

Sylejman Ismajli
Qytetarët e Kosovës janë të diskriminuar pasi nuk janë të lirë për të udhëtuar anembanë globit botëror, kjo e drejt po ju mohohet pa të drejtë dhe ka shumë pak shpresa që këtë të drejt ta fitojnë në një të ardhme të afërme.
Por ky diskiriminim për të mos udhëtuar nëpër botë, tani po i ndodhë edhe sportistëve, një gjë të tillë këto ditë e kanë përjetuar hendbollistët, boksierët e karateistët Kosovar, duke u maltretuar e duke ju mohuar e drejta e pjesëmarrjës në garat evropiane, mesdhetare e botërore.
Ky është një skandal ndaj sportistve që janë “arma” jonë më e fort në ndërkombëtarizimin e shtetit të Kosovës dhe kjo është shumë për tu brengosur.
A thua populli e sportistët Kosovarë po mbesin jetim pa kujdesje institucionale?
Edhe pse kanë qenë disa reagime shtetërore sa për të thënë që janë reagime, ato nuk kanë pasuar as efektin më të vogël për të arritur
qëllimin e caktuar.
Në shtetet e civilizuara evropiane e botërore, nëse edhe një sportist apo kombëtare e këtyre shteteve pengohet apo maltretohet në kufijët e ndryshëm bëhet skandal shtetëror duke i prishur edhe
mardhëniet shtetërorë në mes atyre vendeve, ndërsa në shtetin e Kosovës këto gjëra nënqmohen dhe nuk ju dilet në ndihmë sportistëve e klubeve, duke i lën jetim në mëshirën e fatit nëpër kufijët evropian.
Në shtetet evropiane e botërore, kombëtaret e sportëve të këtyre shteteve janë të barabarta me vetë shtetin, ndërsa tek ne injorohen sportistët dhe nuk përkrahen apo përkrahen me shuma qesharake,
por një gjë është e sigurt, kur sportistët Kosovar arrijnë rezultate kulminante duke u shpallur kampion evropianë, botëror e olimpik, të gjithë i marrin meritat për vete, e kjo është absurditeti më i madh
i shtetit të Kosovës.
Në Banjallukë të Bosnja Hercegovinës, hendbollistët e Besa Famgas në ballafaqim me Borac të Banja Llukës, e vlefshme për gara evropiane kanë parë të zit e ullirit, ata u fyen në korë me nënë e babë, u këndua se do t’ju presim e do t’ju djegim, ajo ndeshje është dashur të ndërpritet si nga përfaqësuesit e Kosovës poashtu edhe nga arbitrat e kësaj ndeshje, e cila ndeshje nuk ishte sportive por ishte një luftë e tmerr për hendbollistët tanë.
Për këtë u ankua FHK por pa asnjë rezultat.
Por, si shembull, ta kishin përjetuar tmerrin hendbollistët e cili do shtet atë së qka kanë përjetuar hendbollistët e Besa Famgas, ndeshja do të ishte ndërprerë dhe do të kishte reagime drastike, duke ditur se për
fjalën “Fair Play” bota e sportit ndanë me qindra miliarda euro.
Boksierët e Kosovës edhe pse janë të pranuar që nga viti 2014 në AIBA, edhe ata u maltretuan dhe nuk ju lejua shkuarja në Kampionatin Botëror për amator në Beograd të Serbisë.
Me gjithë përpjekjet e zyrtarve të boksit AIBA, nuk u mundësua shkuarja e tyre, pasi shteti i Serbisë kërkoi që të hiqen simbolet shtetërore të Kosovës për t’ju liruar, por një gjë të tillë boksierët e kanë
refuzuar kategorikisht.
Boksierët Kosovarë u munduan por nuk e arritën qëllimin që ti bindin autoritetet serbe që të jenë pjesë e këtij kampionati.
Edhe këtu mungoj neglizhenca e Qeverisë së Kosovës, e cila është dashur që në pikën kufitare në Konqul ti viziton boksierët dhe të shoh nga afër gjendjen e boksierve, por një gjë e tillë nuk ndodhi dhe kjo është për cdo kritik.
Mbi 40 karatesitë të Kombëtarës së Kosovës të cilët ishin përgaditur që të jenë pjesë e Kampionatit Mesdhetar për kadetë, junior dhe senior, i cili mbahet në Limassol të Qipros, u penguan në mënyrë të rreptë nga organet shtetërore të Greqisë në kufirin Maqedoni e Veriut-Greqi.
Karateistët e Kosovës edhe pse ishin pajisur me viza në Amasadën në Beograd, nuk ju lejua hyrja në Greqi, dhe karateistët u kthyen në Kosovë.
Nuk ka dyshim se populli i Kosovës është mbyllur “hermitikisht” në kufijët e saj pa dashjen e saj.
Sportistët mbesin nëpër kufijë të ndryshëm evropian nën mëshirën e fatit e Qeveritë e Kosovës nuk kanë qenë te aftë t’ju dalin zot qytetarve të saj, pasiqë së pari Qeveritë nuk i respektojnë sportistët e saj, nuk i stimulon dhe nuk ju ofron kushte profesionale për punë.
Qeveritë e zyrtarët e saj, sportistët i dojnë e i respektojnë vetëm atëherë kur duhet ti marrin meritat për poena politik e për të bërë foto.
Qeveritarë nëse nuk dini dhe nuk mundeni është mirë të përcjellni trendin botëror se qka bëjnë qeveritë e huaja për sportistët e tyre, për ti zbatuar më vonë tek sportistët e shtetit tuaj.
Mos dilni në foto me sportistë për poena politikë, se sportistët me djersën e tyre arrijnë të jenë pjesë e garave evropiane e botërore,
ndërsa ju me djersën e tyre lavdroheni për të arriturat e tyre, mësohuni qeveritar se për të mësuar nuk është turp por turp është kur anashkalohet elita më e pastër e shtetit, e këta janë sportistët.

You Might Also Like