Gjatë qëndrimit në Viti,sot në orët e pasdites Haradinaj është takuar me strukturat e AAK-së të Vitisë. Në këtë takim librezat partiake të AAK-së u janë ndarë 200 anëtarëve të rinj të cilët kanë aderuar në këtë subjekt politikë i cili dita me ditë po e rritë numrin e aderuesve të saj e në mesin e të aderuarve ishte edhe Baton Haxhiu nga Vitia
Para të tubuarve që ishin në numër mjaftë të madh, Kryetari i AAK Ramush Haradinaj dhe Kryeministër I Kosovës, duke folur për proceset politike nacionale tha se si kryeministër ka arrit që ta orientoj procesin e dialogut me Serbinë në rrugë të duhur ngase sipas tije shume punë dhe procese të qeverive të mëhershme qeveritë I kishin lënë që ti kryejnë dikush tjetër! Kurse unë këtë e kamë stopuar dhe punët në këtë mënyrë si dhe proceset nuk kanë mundur të kalojnë pa e pyet Zotin e shtëpisë” ka thënë Haradinaj.
Tutje Kryeministri Haradinaj ka shtuar se vërtetë është lajm I mirë që procesi I dialogut është hequr që e ka udhëhequr Mogherini. Sepse ka mundur me na sjell lajme të këqija. Tashmë procesi është në duart e dy burrështetasve më të mëdhenj evropian dhe atë zon.Merkel dhe zt.Macron”, ka shtuar Ramush Haradinaj
Duke folur rreth punët që ka bërë gjatë mandatit të deritashëm të ti, Haradinaj tha se në mandatin e tij si Kryeministër është arritur të bëhet Ushtria e Kosovës. E rreth procesit të liberalizimit të vizave,Haradinaj tha se pret që kjo të ndodhë brenda këtij viti, edhe pse ngriti si shqetësim largimin e të rinjve nga Kosova.
Kryeministri Haradinaj edhe njëherë u premtoi vitiasve se në Gërlicë do të ndodhë kyçja në autostradën rrugore.
Kryeministri përmendi edhe të arriturat në sektorin e ekonomisë, me disa ligje të krijuara për të bërë biznes duke potencuar se tani kemi një rritje ekonomike pra një zhvillim ekonom për 4.6 përqind.
E duke folur në fjalën e hapjes në këtë tubim kryetari i Degës së AAK në Viti Faruk Nura, tha se sot degës së AAK në këtë komunë, falë punës së madhe për shtetin e Kosovës si kryeministër nga ana e Haradinajt, kësaj partie i shtohen 200 anëtar të rinj në Viti.
“Kjo është puna e kryeministrit, ngaqë është kryeministri i parë i Kosovës që themeloi ushtrinë e Kosovës dhe i thotë Jo Serbisë”, por jo vetëm Serbisë por edhe shumë proceseve që kishin fillua e që ishin në dëm të Shtetit tonë, ka thënë Faruk Nura.Aziz Zuka