Futboll

Kryendeshja i takoi ekipit kuq e bardh

Gola, goditje të shtyllës, raste të shumta, duele burrërorë, kartonë e përjashtime nga loja, ka rudhuar kryendeshja në mes të Dritës dhe Gjilanit, e luajtur këtë të shtunë në Gjilan.

Kryendeshja në mes të Dritës dhe Gjilanit, i ka takuar ekipit kuq e bardh, pra ekipit të Gjilanit me rezultat 0 :2.

Pas një pjesë të parë të barabartë, në të cilën të dy ekipet patën rastet e veta, ku duhet shquar sidomos atë të Plakut, i cili ishte i vetmuar, por që në momentin e fundit, Gërbeshi ia shmangu atij topin.

Në pjesëlojën e dytë, Gjilani ka krijuar rastet e veta, duke neutralizuar lojën e Dritës dhe që në minutën 54 Franc Veliu që ka marrë topin në gjysmëfushën e vet, me hapa të shpejtë  ka shpërthyer dhe me një pasim maestral me trinën e jashtme ka gjetur Sebino Plakun që ka shpërthyer si shigjetë dhe ka shënuar për reyultatin 0 :1.

Në minutën 82, Ylber Kastrati që ka qëlluar topin me kokë, duke u munduar të shmang rreyikun, ka qëlluar shtyllën e vet.

Gjyqtari ka dhënë shtatë minuta lojë shtesë duke i mundësuar Dritës që të barazojë rezultatin, andaj Drita u hodh me të gjitha forcat në sulm, duke inkuadruar edhe shtatlartin Rexha, por kjo iu hakmor në minutën 93, ngase Adenis Shala që është shërbyer mirë nga bashkëlojtari i tij ka shënuar për rezultat 0 :2.

Në fund të ndeshjes, Oltion Rapa është ndëshkuar me kartonin e dytë të kuq për t’u përjashtuar nga loja, por për Dritën më nuk kishte mbetur kohë, andaj ndeshja u mbyll me rezultat 0 :2.

You Might Also Like