Gjilan

Kryetari Alban Hyseni mirëpret projektin për sistemet e ngrohjes qendrore, ku përfitues është dhe Gjilani

Gjilan, 13 janar / Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e EIB dhe BERZH-it, ku Gjilani është përfituese e projektit për sistemet e ngrohjes qendrore, mes tetë komunave të Kosovës.

‘Pata kënaqësinë që sot prita në takim përfaqësuesit e EIB dhe BERZH, ku në mesin e 8 komunave të Kosovës është edhe Gjilani si përfituese e projektit “Kosova, sistemet e ngrohjes qendrore SF dhe VNMS’, ka thënë kryetari Hyseni.

Projekti është bashkëfinancim nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe është i dedikuar për zhvillimin e studimeve të fizibilitetit (SF) dhe vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social (VNMS) për sistemet e ngrohjes qendrore (SNQ).

‘Objektivi parësor i projektit është vlerësimi i opsioneve për futjen e SNQ-ve në Komuna nëpërmjet identifikimit të alternativave të mundshme teknike dhe ekonomike si dhe alternativave teknike miqësore me mjedisin”, ka thënë kryetari Hyseni.

Projekte si këto që priten të realizohen nëpërmjet burimeve të rinovueshme të energjisë (BRE) dhe zbatimin e objektivave të efiçiencës së energjisë, të cilat janë në standarde të BE, komuna e Gjilanit i mirëpret si investime të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetesën e komunitetit.

You Might Also Like