Gjilan

Kryetari Alban Hyseni në përvjetorin e Besëlidhjes së Lezhës:  Përkujtuam një nga ditët më të rëndësishme të kombit tonë!

Gjilan, 3 mars 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka marr pjesë në takimin e organizuar me rastin e 578-vjetorit të Besëlidhjes së Lezhës, nën përkujdesjen e Bashkisë së Lezhës dhe Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon.

Kryetari Hyseni ka thënë se përkujtuam një nga ditët më të rëndësishme të kombit tonë.

“Përkujtuam sot një nga ditët më të rëndësishme të kombit tonë, Besëlidhjen e Lezhës. U mblodhëm së bashku, të gjithë kryetarët e bashkive dhe komunave të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Vizituam dhe nderuam Memorialin e Skënderbeut dhe ritheksuam njëzëri rëndësinë e bashkimit për të mirën e përbashkët.

Falënderoj organizatorët e eventit për mikpritjen. Kjo, është një ditë bashkimi dhe reflektimi mbi kujtesën e ngjarjeve historike të kombit tonë”, ka thënë kryetari Hyseni.

You Might Also Like