Gjilan

Kryetari Alban Hyseni ngushëllon familjen Hasani

Me dhimbje mora lajmin për ndarjen nga jeta të Sali Hasanit, një qytetar i respektuar i Gjilanit, ish-mësimdhënës, ish-udhëheqës shkolle dhe ish-sportist.

Angazhimi, përkushtimi dhe vlerat që ai përfaqësonte mbeten shembull për breza të tërë, ndërsa gjurma e tij në historinë e Gjilanit do të mbetet e pashlyeshme.

Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Hasani, miqtë dhe gjithë ata që e njohën. Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë gjatë.

You Might Also Like