Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, priti ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
I pari i Gjilanit, theksoi se patën kënaqësinë të mirëpresin në Gjilan ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
“Gjatë takimit, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona, me fokus të veçantë në projekte që nxisin zhvillimin kulturor, edukativ dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”, tha Alban Hyseni.
Më tej kryetari i Gjilanit, theksoi se një nga temat e rëndësishme të këtij takimi ishte edhe fakti që këtë vit, Gjilani ka nderin të jetë kryeqyteti i Frankofonisë në Kosovë, në kuadër të edicionit të XXVI të “Javës së Frankofonisë”.
“Si komunë, mbetemi të përkushtuar për të mbështetur iniciativa që forcojnë shkëmbimin kulturor, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe përfshirjen aktive të të rinjve në jetën kulturore të qytetit tonë”, tha kryetari Hyseni.





