Gjilan – Kryetari i Gjykatës Themelore të Gjilanit, Ramiz Azizi dhe Administratorja Florina Jerliu, kanë pritur të martën në një takim përfaqësuesit e Organizatës Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), me të cilët kanë diskutuar për mundësinë e bashkëpunimit dhe monitorimit të punës së Gjykatës.
Rreze Hoxha, ka thënë se shpejti pritet të filloj projekti nga GLPS, i cili ka për qëllim që të monitorojë rastet e korrupsionit, krimit te organizuar dhe ato të profilit të lartë.
Me anë të monitorimit dhe fokusimit në këto raste, GLPS do te ndihmoje me këshilla dhe rekomandime të nevojshme për të ngritur nivelin e llogaridhënies, transparencës dhe efikasitetin e institucioneve të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
GLPS është në fazën e nënshkrimit të memorandumit me Këshillin Gjyqësor të Kosovës “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë”, ku pritet të angazhohen disa monitorues për të përcjellë seancat gjyqësore.