ARSIMI

Kryetari Haliti nderon veteranët e arsimit, Fehmi Ramadani dhe Avdyl Misini

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim veteranët e arsimit Fehmi Ramadani dhe Avdyl Minisni që të dy nga fshati Smieë e Vitisë.

Ky nderim për ta me mirënjohje është bërë kur jemi në prag të shënimit të 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit që ndryshe njihet edhe si Kongresi i Alfabetit gjatë së cilës edhe u bë njësimi i alfabetit shqip.

Kryetari Haliti i ka dekoruar këta dy veteranë të arsimit nga Vitia për kontributin e dhënë në arsim. “Në prag të 100 vjetor të Kongresit të Manastirit dua të ju nderoj për punën që keni bërë në arsim shqip për dekada me radhë”, u shpreh Kryetari Haliti.

Ndërkaq dy veteranët e arsimit falënderuan kryetarin Haliti për këtë vlerësim që siq u shprehën ata për ta ka një rëndësi të madhe.Aziz Zuka

You Might Also Like