Viti

Kryetari Haliti nderon zyrtarin policor Saqip Azizi me rastin e pensionimit

Me rastin e pensionimit të zyrtarit policor, Saqip Azizi, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, në prani të komandantit të Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, e pritën atë në takim për të falënderuar dhe vlerësuar kontributin e tij të gjatë dhe të vyer në shërbim të policisë së Kosovës. Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti theksoi rëndësinë e punës së z. Azizi, duke e vlerësuar lartë përkushtimin e tij në interes të komunitetit dhe shtetit. Ai shprehu mirënjohje për të gjithë viteve të shërbimit dhe kontributit të jashtëzakonshëm si zyrtar policor. Edhe komandanti i Stacionit Policor në Viti, Afrim Halili, shprehu fjalë miradie dhe respekt për z. Azizi, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tij gjatë karrierës. Në shenjë falënderimi dhe respekti, kryetari Haliti i dorëzoi z. Azizi një mirënjohje për shërbimin e tij të palodhshëm dhe kontributin e dhënë.Aziz Zuka

You Might Also Like