Edhe pse dite vikendi dhe ne vend se te shkon diku në pushime, kjo për kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Haliti, si duket nuk është me rëndësi ,me rëndësi është që ai të jetë në terren dhe të vizitoi disa projekte infrastrukturore dhe të bisedoj me bashkëqytetarë fermer dhe biznese.
Kryetari Sokol Haliti, ka vizituar sot, punimet për ndërtimin e rrugës Viti-Sllatinë e Poshtme-një aks i rëndësishëm, i cili mundëson qarkullim më të lehtë të njerëzve dhe mallrave si dhe qasje të shpejtë të fermerëve në parcelat e tyre bujqësore në atë zonë.
Ai me këtë rast është shprehur se është kënaqësi të shohësh realizimin e projekteve infrastrukturore dhe zhvillimin e kapaciteteve lokale bujqësore. Kjo garanton edhe përparim të gjithmbarshëm shoqëror e ekonomik.
Ai ka vizituar edhe fermerin nga Drobeshi, Agim Peposhi, i cili po përkujdesej për tufën e tij të deleve. Kryetari Haliti, premton akoma më shumë përkrahje për bujqësinë përmes subvencioneve nga garantët dhe investimet komunale.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, poashtu, përshëndet punimet e KEDS-it nëpër fshatrat e Komunës së Vitisë, të cilat po bëhen me përkrahje të komunës. Aziz Zuka