Gjilan

Kryetari Haziri uron Kurban Bajramin, Bashkësisë Islame në Gjilan dhe të gjithë qytetarëve

Gjilan, 20 korrik 2021 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në festën e Kurban Bajramit, i shoqëruar nga kryesuesja e kuvendit, nënkryetari i Komunës dhe drejtorët e drejtorive komunale, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjilan dhe ka uruar kryetarin Naim Aliu, kryesinë dhe të gjithë qytetarët e besimit mysliman.

 

Kryetari Haziri në fjalën e tij pas takimit, ka porositur që solidariteti, përkujdesja për jetimët, të pastrehët, të moshuarit, familjet në nevojë dhe respekti për të gjithë, që nga familja e tutje, të jetë në funksion të realizimit të porosisë që Zoti ka dhënë për ne.

 

“Në këtë ditë të Kurban Bajramit, solidaritetit dhe Arafatit, dëshiroj ta falënderoj kryetarin e Bashkësisë Islame të Gjilanit Naim Aliu, i cili me kolegët e tij nga KBI, që si lider së bashku edhe me të gjithë imamët, po punojnë bashkë me ne, për të ndërtuar jetën, solidaritetin, për t’u shërbyer njerëzve. Apelojmë për këtë ditë e cila është kujtim për të gjithë, që ashtu sikur jemi krijuar nga Zoti, të tillë të jemi dhe të barabartë edhe për çdo njeri në sofër, para Zotit dhe para drejtësisë dhe urdhërave të Zotit. Festa e Kurbanit është kujtim për të gjithë, që ta kuptojmë edhe më mirë rolin tonë në jetë”, ka thënë mes tjerash, kryetari Lutfi Haziri. ​

 

You Might Also Like