Gjilan

Kryetari Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për qytetin tonë

Shtimi i sipërfaqeve gjelbëruese apo parqeve në Komunën e Gjilanit, është rritur si asnjëherë më parë. Krahas saj është shtuar edhe përkujdesja  e mirëmbajtjes së këtyre hapësirave.

Por zgjerimi i hapësirave gjelbëruese vazhdon të rritet edhe me parqe të reja për qytetarët.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se 12 parqe janë frymëmarrje për qytetin tonë.

“Një nga arritjet më të prekshme gjatë këtij mandati është transformimi i hapësirave publike në zona të gjelbra dhe relaksi për qytetarët tanë”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se janë 8 parqe të rregulluara në 3 vite e gjysmë dhe Parku “Banja” është vetëm një prej tyre.

“Por nuk ndalemi këtu, shumë shpejt do të njoftojmë edhe për 4 parqe të reja, të planifikuara dhe gati për realizim. 12 parqe të reja në total, për 4 vjet qeverisje janë një hap i madh për një qytet më të gjelbër, më të bukur dhe më të jetueshëm”, tha kryetari Alban Hyseni.

You Might Also Like