Gjilan

Kryetari Hyseni: 660 mijë euro bursa për 4 vjet qeverisje

 

Studentët dhe nxënësit e dalluar të Komunës së Gjilanit edhe sivjet po mbështeten nga Drejtoria e Arsimit me bursa, në vlerë rreth 250 mijë euro.

 

Përkrahja është rritur nga viti në vit, pra nga 130 mijë euro sa ishin për vitet 2018-2021, tashmë për vitet 2022-2025 janë rreth  660 mijë euro për bursa, apo është pesë herë më e madhe sesa në vitet paraprake.  

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se janë 660. 000 euro bursa për 4 vjet qeverisje.

 

Më tej i pari i Gjilanit, theksoi se 250 mijë euro bursa janë vetëm për vitin 2025, për studentët dhe nxënësit e dalluar të qytetit tonë.

 

“Përkrahja për rininë nuk është premtim, është prioritet”, tha kryetari Alban Hyseni.

I pari i komunës, tregon se mbështetja është pesë herë më e madhe sesa në të kaluarën, ku nga 130 mijë euro sa ishin për vitet 2018-2021, tashmë për vitet 2022-2025 janë rreth 660 mijë euro për bursa.  

 

Nga ana tjetër, drejtori i Arsimit, Shend Nuhiu, tha se sivjet janë 250 mijë euro bursa, apo 100 mijë euro më shumë sesa vitin e kaluar.

You Might Also Like