Gjilan

Kryetari Hyseni: Gjilanin po e kthejmë në kryeqendër të sportit falë suksesit të sportistëve

Sektori i sportit në Komunën e Gjilanit, po vazhdon të shënoi rezultate të mëdha sidomos ditëve të fundit, ku pati lajme të mira.

Pas sukseseve të katër karateistëve nga Komuna e Gjilanit në kampionatin Evropian për Senior në Armeni, po punohet edhe për ndërtimin e palestrës së karatesë në qytetin e Gjilanit.

Po ashtu u vendos në Organin Shyqrtues të Prokurimit edhe për ndërtimin e Stadiumit të Gjilanit dhe do ketë edhe dy stadiume ndihmëse.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se kjo definitivisht është “Java e Sportit për Gjilanin”.

“Medalje, stadiumi i qytetit + 2 stadiume ndihmëse të reja, dhe tash edhe një kompleks për sportet luftarake”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, theksoi se 10/10 për sportin, për sportistët tanë, për Gjilanin.

“Me këto Gjilanin po e kthejmë në kryeqendër të sportit falë suksesit të sportistëve” , tha kryetari Hyseni.

You Might Also Like