Kryetari Hyseni: Komuna e Gjilanit, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e artit dhe talentëve të rinj
Po vazhdojnë aktivitetet në kuadër të manifestimit tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të, në nderim të heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit ndër breza, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit Alban Hyseni dhe Drejtoratit për Kulturë, Rini e Sport.
Aktivitet pasditen e së enjtes kanë vazhduar me Festivalin e Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës”në Teatrin e Qytetit dhe aktivitetin artistik “Këngët e Jusufit” në në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”.
Derisa sonte në orën 20:00 mbahet Festivali i Këngës Shqipe “Fest Flaka” në Teatrin e Qytetit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha se po vazhdojnë aktivitetet në kuadër të manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, edicioni i 35-të, me shumë aktivitete përkujtimore dhe kulturor-artistike në nderim të dëshmorëve tanë.
I pari i Gjilanit, tregoi se në Festivalin e Këngës për Fëmijë “Yjet e Flakës”, u prezantuan 12 këngë premierë nga fëmijë të talentuar nga mbarë vendi.
“Ky festival është dëshmi se arti për fëmijë ka rol të pazëvendësueshëm në edukim, kulturë dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare. Fëmijët sollën në skenë emocion, energji dhe dashuri për këngën shqipe”, tha Alban Hyseni.
Kryetari, theksoi se Komuna e Gjilanit, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e artit dhe talenteve të reja.
I pari i Gjilanit, tregoi se u mbajt edhe aktiviteti artistik “Këngët e Jusufit”, një mbrëmje që solli interpretime muzikore me përmbajtje artistike dhe kombëtare.
“Ky aktivitet ishte pjesë e programit kulturor të edicionit të 35-të të “Flakës së Janarit”, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore përmes muzikës dhe interpretimit artistik.
I pari i Gjilanit, uroi organizatorët, interpretuesit dhe të gjithë pjesëmarrësit për një mbrëmje dinjitoze dhe me vlerë kulturore që e pasuroi edhe më tej “Flakën e Janarit”.





