Gjilan, 12 janar 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëfinancimi në vlerë mbi 156 mijë euro me Islamic Relief Kosova për projektin “Furnizimi me ujë të pijshëm për komunitetet e cenueshme në Kosovë”.
Përfitues nga ky projekt do të jenë banorët e këtyre komuniteteve, përkatësisht të fshatrave Bresalc, Ponesh dhe Livoç i Epërm.
“Vazhdojmë me projekte në shërbim të qytetarëve”, ka thënë kryetari Hyseni.