Investime milionëshe janë duke u zhvilluar aktualisht në të gjitha fushat e lagjet e Komunës së Gjilanit.
Projekte madhore po realizohen në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, sport dhe mirëqenie sociale.
Po ndërtohet Stacioni i Autobusëve, Kult Qendra, rruga “Hamdi Kurteshi”, Qendra ditore për të moshuar, kuzhina humanitare dhe bujtina për student, po rinovohet Palestra e Sportit, me 1 korrik do të vihet gurthemeli për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, ka nisur banimi i përballueshëm dhe social, Stadiumi i Qytetit dhe investimi në rrjetin e ujësjellësit.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, tha janë 45.78 milionë euro investime për Gjilanin.
“Kjo është shifra që përmbledh punën tonë për qytetin, projekte të mëdha që po zhvillohen në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, sport dhe mirëqenie sociale”, tha Hyseni.
I pari i Gjilanit, theksoi se investime po zhvillohen në secilën lagje e sektor, me projekte që po e transformojnë qytetin
Ai tregon edhe projektet të cilat po realizohen dhe vlerën e investimeve e ato janë: Stacioni i autobusëve, në vlerë 1 milion euro. KultQendra, në vlerë 1.28 milionë euro. Rruga “Hamdi Kurteshi”, në vlerë 2.4 milionë euro. Qendra ditore për të moshuar, kuzhina humanitare dhe bujtina për student, në vlerë 2.5 milionë euro. Renovimi i Palestrës së Sportit, në vlerë 2.8 milionë euro. Shkolla e Mesme e Mjekësisë, në vlerë 3.3 milionë euro. Banimi i përballueshëm dhe social, në vlerë 4.5 milionë euro. Stadiumi i Qytetit, në vlerë prej 13 milionë euro dhe investimi në rrjetin e ujësjellësit: projekti Flows, në vlerë prej 15 milionë eurove.
“Shumica e këtyre projekteve janë tashmë në realizim, disa drejt përfundimit. Të gjitha me një qëllim të vetëm: ta bëjmë realitet Gjilanin që duam”, tha kryetari I komunës, Alban Hyseni.
https://www.facebook.com/reel/2760097154177501