Pas shpalljes së Klubit të Futbollit “Drita” kampion, ka uruar edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit: Mirëmëngjesi nga kampionët e padiskutueshëm.
“Faleminderit FC Drita dhe Intelektualëve, që edhe një herë dëshmuat se jeni më shumë se një ekip e tifozëri, jeni frymëzim, krenari dhe zemra e Gjilanit. Falë jush secila ndeshje bëhet legjendë e secila fitore festë”, tha Alban Hyseni.
Kryetari i komunës, theksoi se Gjilani si gjithmonë feston, jo vetëm si qytet i futbollit – por si qytet i kampionëve.