Në vazhdën e aktiviteteve në tubimet e fushatës parazgjedhore, për zgjedhjet nacionalë të jashtëzakonshme të 14 Shkurtit sot në orët e mbrëmjes në Viti ka qëndruar Ramush Haradinaj, kryetar i AAK i shoqëruar edhe më bashkëpunëtorët partiak.
Ai me këtë rast para anëtarëve, aktivistëve dhe qytetarëve në restorantin “Lisi “ ka shpalos një pjesë të programit të këtij subjekti politik i cili do të garon në zgjedhjet Parlamentare të jashtëzakonshme të 14 Shkurtit 2021, ku AAK-ja do të garon me listën e saj të deputetëve dhe me bartësin e saj Ramush Haradinaj, i cili pretendon të zgjedhjet president i Kosovës.
Ramush Haradinaj, gjatë paraqitjes së programit dhe platformës partiake, duke paraqit para strukturave dhe simpatizantët mbi problematikat aktuale si dhe programin e AAK-së. Ai tha se Motivimi dhe mobilizimi për fitoren, na shton entuziazmin dhe na jep forcë që të punojmë më shumë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët”, tha tutje Haradinaj e këtë po e shohë edhe këtu në Viti.
“Përgjatë takimit kandidatët nga Lista e Aleancës për deputet në Parlamentin e Kosovës Faruk Nura, Samet Dalipi dhe Vehbi Rama, prezantuan motivin dhe energjinë e tyre garuese në këto zgjedhje.
Gjithashtu mbeten të përkushtuar të përkrahin komunën e Vitisë në çdo situate. Qytetarët e Komunës së komunës së Vitisë, janë të bindur se Kosovës i nevojitet një President i Republikës së Kosovës që përfaqëson unitetin e spektrit politik, një njëri që ka guxim, vizion dhe qëndrueshmëri, e këto vlera më së miri i përfaqëson lideri z.Ramush Haradinaj”, ka thënë veq tjerash Ramush Haradinaj në Viti. Aziz Zuka