Gjilan

Kryetari i Gjilanit Alban Hyseni: Erdhëm së bashku në një marsh që nuk është parë që nga paslufta, për t’i nderuar dërshmorët

Gjilan, 15 qershor 2022 – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni me bashkëpunëtorët e tij, i janë bashkuar marshit të Rregjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës nga qyteti e drejttim të varrezave të dëshmorëve, për t’i nderuar të rënët për liri, në Ditën e Çlirimit të Gjilanit.
Kryetari Hyseni ka thënë se erdhëm së bashku me një marsh që nuk është parë që nga paslufta për t’i nderuar dërshmorët.
“Bashkë me përfaqësues të nivelit qendror dhe lokal, deputetë, asambleistë e institucionet e sigurisë, kemi ardhur bashkë në një marsh që nuk është parë më herët që nga paslufta, me qëllim të nderimit të dëshmorëve, të cilët e kanë dhënë jetën për liri. Është mësim për të ardhmen, është histori që duhet ta kujtojmë dhe të mos e harrojmë asnjëherë me qëllim që punët dhe obligimet tona t’i kryejmë konform asaj çfarë vazhduar brezat para nesh. Urime Dita e Çlirimit të Gjilanit të gjithë qytetarëve!”, ka deklaruar pas homazheve kryetari i Komunës, Alban Hyseni.
Ndryshe, sot në ora 17:00 është paraparë të mbahet turneu i futbollit i veteranëve (stadiumi ndihmës), koncerti për fëmijë në ora 17:00 te platoja e Teatrit të qytetit, ndezja e flakadanëve te varrezat e dëshmorëve – platoja e qytetit (20:00 – 21:00), për të përfunduar me koncertin festiv në ora 21:00, te platoja e teatrit.

You Might Also Like