Komuna e Gjilanit, sot nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Universitetin Publik të Gjilanit “Kadri Zeka”. Memorandumi u nënshkrua nga unë, si Kryetar Komune, dhe rektori i Universitetit, Prof. Dr. Bajram Kosumi, i cili ishte i shoqëruar nga përfaqësues të tjerë të Universitetit.
U zotuam se secila palë do t’i marrë përsipër përgjegjësitë të cilat do t’i zbatojnë me qëllim të realizimit sa më të mirë dhe efikas të tyre.
Ne si komunë, do të përkrahim dhe lehtësojmë këtë memorandum me qëllim të harmonizimit të arsimit të lartë duke ndërtuar modele konkrete të bashkëpunimit.
Bashkëpunimi Komunë-Universitet është një parakusht për sigurimin e suksesshëm të arsimit dhe aftësimit cilësor, për një qytet inovativ e universitet sipërmarrës.