Futboll

Kryetari i LRFGJ, Armend Misini, uron FC Dritën për titullin e katërt të kampionit


Kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit në Gjilan (LRFGJ), Armend Misini, ka uruar klubin FC Drita për shpalljen kampion të Kosovës në futboll për edicionin 2024-2025, duke theksuar se ky sukses është një nder i madh për trevën e Anamoravës. “Urime FC Drita për titullin e katërt në historinë tuaj 78-vjeçare! Gjatë gjithë kampionatit keni dëshmuar se me plot meritë e keni arritur këtë sukses të madh. Është një privilegj dhe nder që kampioni i Kosovës në futboll del nga Anamorava,” ka deklaruar Misini. Ai ka përgëzuar të gjithë akterët që kontribuuan në këtë arritje të klubit bardhekaltër. “Urime të gjithë futbollistëve, stafit të klubit dhe tifozëve ‘Intelektualët’. Ju priftë e mbara edhe në garat evropiane, ku do të përfaqësoni me dinjitet jo vetëm Dritën, por edhe futbollin kosovar në përgjithësi,” thuhet në urimin e kryetarit të LRFGJ, Armend Misini.

You Might Also Like