Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit sot ka pritur në vizitë kryetarin e Komunës së Tetovës, z. Bilall Kasami. ‘Vizitën e nisëm me homazhe te Kodra e Dëshmorëve, një moment reflektimi për ata që na lanë amanetin e lirisë dhe të qëndresës.
Në prag të ndeshjes për kualifikime në Ligën e Konferencës mes Dritës dhe Shkëndijes, i shkëmbyem me kënaqësi fanellat e dy ekipeve tona, me urimin që në fushë të kenë sukses dhe të tregojnë vlerat e larta sportive.
Bashkë u pajtuam njëzëri se futbolli na bashkon,”, tha Alban Hyseni, kryetar i Gjilanit.



