ARSIMI

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti uron maturantët për mbarimin e shkollës së mesme

Të nderuar maturantë të komunës sonë, përmes këtij urimi dëshiroj të ju uroj përfundimin e shkollës së mesme.Uroj që çdonjëri prej jush të gjej vendin e tij të merituar në profesionet e dëshiruara ose në fillimin e jetës studentore. Po ashtu uroj që ju të keni suksese në rrugëtimin tuaj për një karrierë të suksesshëm me qëllim që ju të vazhdoni të kontribuoni në të mirën e shoqërisë dhe shtetit.

Vendi ynë ka nevojë për një rini të përgatitur e të arsimuar me qëllim që të çoj përpara edhe shumë procese të cilat do të kaloj shteti i Kosovës. Kurse ne si udhëheqës të institucioneve komunale, mbesim të përkushtuar të vazhdojmë rrugën tonë për krijimin e kushteve sa më të mira për gjenerata e reja në veçanti për nxënësit që mbarojnë mësimet e shkollave të mesme me qëllim që ata të marrin sa më shumë dije dhe të jenë të përgatitur për tregun e punës.

Urime paçi suksese e shëndet!

Sinqerisht

Kryetari i Komunës së Vitisë

Sokol Haliti

You Might Also Like