Gjilan

Kryetari Salihu pret në takim gjyqtaret e reja 

Gjilan, 12.07.2022 – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu ka pritur në takim gjyqtaret, Erëlinda Tosku – Elezi dhe Qendresa Sejdiu, të cilat ditë më parë janë dekretuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.
Në këtë takim kanë qenë prezent edhe Shefi i Departamentit të Krimeve të Rënda, Agim Ademi dhe shefi i Departamentit të Përgjithshëm, Behar Ymeri.
Kryetari u ka uruar sukses në misionin e ri si gjyqtare, njëherët garantojë se do të kenë mbështetjen e plotë të tij.
Ndryshe, gjyqtaret e reja janë përzgjedhur nga konkursi i fundit i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ku me këtë rast janë zgjedhur gjithsejtë 48 gjyqtarë të ri.

You Might Also Like