Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka marrë sot pjesë në një takim në Zyrën Rajonale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Gjilan. Në këtë takim kryetari Haliti është takuar me Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk, si dhe me ambasadorë nga vendet e Beneluksit dhe ato nordike. Gjatë këtij takimi të përbashkët, u diskutua për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërkomunal dhe avancimit të iniciativave që nxisin unitetin dhe mirëkuptimin mes komuniteteve të ndryshme. Ambasadori McGurk ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së për përpjekjet që promovojnë përfshirjen, dialogun dhe adresimin e çështjeve të interesit të përbashkët për të gjitha komunitetet. Kurse kryetari Haliti falënderoj OSBE-në por edhe partnerët ndërkombëtarë për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme dhe shprehi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin në shërbim të qytetarëve dhe të gjithë rajonit. Përndryshe ambasadorët e vlerësuan lartë komunën e Vitisë për progresin e arritur. Aziz Zuka