Viti

KUJDES NGA PUSETAT E HAPURA

Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi (EVSB), Policia e Kosovës (PK) dhe Institucionet Komunale të Vitisë, që nga 01 Qershori 2019,kanë filluar fushatën vetëdijësuese kundër puseve të hapura.
Fushata ka filluar nga 01 Qershor dhe përfundon më: 30 Shtator 2019.
Posterët vetëdijësues janë shpërndarë nga EVSB dhe Policia e Kosovës, nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë.
EVSB dhe PK, në Shkollën fillore të fshatit Smirë, rastësisht takoi Drejtorin e kësaj Shkolle Xhavit Sahiti, i cili me vetinciativë, me disa nxënës ishte duke i mbjellë lulet në oborrin e shkollës, ku oborrit i kishte dhënë një pamje të një kopshti të mrekullueshëm.

Në posterët vetëdijësues janë të paraqitura fotot me puse të hapura dhe pishina.
Puset e hapura fushore janë nënvizuar me iks (X) që tregon ndalimin e hyrjes në te, kurse pishina është e hapur për të gjithë qytetarët.
Për qytetarët tanë i kemi publikuar edhe numrat kontaktues, të cilët mundë të raportojnë në çdo kohë në rast se identifikojnë ndonjë pus të hapur.
Raporto në: 0280 381 199 (PK).
Thirrni falas në linjën: 0800 11 112.
Transporti është siguruar nga Institucionet Komunale të Vitisë.
Projekti është mbështetur nga:VISUALMEDIA+ në Viti.

Koordinatori i EVSB-së, për:Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu.

You Might Also Like