OPINION

Kundërmimi po ngulfat banorët e Uglarit

Shkruan: Arbëreshë Kryeziu Hyseni, asambleiste e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Kuvendin Komunal Gjilan

Kjo është gjendja e lumit Mirusha që kalon nëpër fshatin Uglar. Kundërmimi i ujërave të zeza ka shkaktuar telashe të mëdha për banorët, ankesat e të cilëve janë të panumërta, e sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.

Kjo gjendje ka ardhur deri në këtë pikë nga mosinteresimi i organeve kompetente komunale, që të paktën një herë në vit ta bëjnë pastrimin e shtratit të lumit.

Edhe sot, njejtë sikur edhe disa herë të tjera, disa banorë të fshatit kanë marrë iniciativë që këtë punë që do të duhej ta bënte komuna, ta bëjnë vet. Në orët e hershme të mengjesit të sotëm ata kanë filluar pastrimin e shtratit të lumit, me shpresën se sadopak do ta largojnë kundërmimin e tmerrshëm që është kthyer në ankth për banorët e Uglarit.

You Might Also Like