Gjilan, 13 prill / Në shkollat e Gjilanit ka vazhduar sot dita e dytë e mësimit pas pushimit pranveror.
Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi-Emini, bashkë me drejtorin e Arsimit, Nazim Gagica kanë vizituar shkollën ‘Zija Shemsiu’, për të parë nga afër mësimin online.
Përndryshe, në Gjilan po punohet me përkushtim dhe me të gjitha kapacitetet për ta realizuar sa më mirë mësimin online.
‘Pavarësisht vështirësive, mësimdhënësit po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur objektivin e punës në shkolla, qoftë te mësimi online, qoftë te ai me prani fizike’, ka thënë Kurteshi-Emini pas kësaj vizite.
Ajo shpreson që shëndeti publik të përmirësohet sa më shpejt që është e mundur dhe procesi edukativo-arsimor të rikthehet në normalitet.
Përndryshe, niveli 1-5 janë duke mbajtur mësim me prani fizike, ndërsa niveli 6-12 online.