Fatime Ademi, e sapodiplomuar nga Universiteti i Prishtinës, Fakultetin e Mjekësisë, është kandidate e PDK-së për Kuvendin Komunal të Gjilanit që sjell vizionin dhe energjinë e gjeneratës së re. Ajo ka qenë vullnetare në organizatën Islamic Relief dhe gjithashtu ka fituar një çmim për kreativitetin e saj për fotografi. Prioritetet e saj janë personat me aftësi të kufizuara, fëmijët jetim dhe studentët në nevojë, duke e vendosur humanizmin dhe përkushtimin rinor në shërbim të qytetarëve.